• |
ide | kryesore

Video/ Panik në Copa Libertadores: lojtarët me të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje

Sport, Video
Libertadores



Mbrëmjen e djeshme në MRV Arena në Belo Horizonte është luajtur ndeshja mes Atletico Mineiro dhe San Lorenzo, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8 e Copa Libertadores. Gjatë ndeshjes (1-0 për vendasit, të cilët u kualifikuan në çerekfinale falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë) pati momente frike, kur lojtarët e dy skuadrave patën të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje.

SHERR NË TRIBUNA

Gjatë ndeshjes, në tribuna ka ndodhur një sherr i vërtetë mes tifozëve të dy skuadrave. Situatë që ka bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e policisë. Në pamundësi për të ndaluar përleshjen, oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës, i cili u hodh në tribunë, por u përhap edhe në fushë.

Lexo më tej: Video/ Frikë e çmenduri në Copa Libertadores: fluturojnë barrierat në fushë, Oliveira goditet nga një gur

TYMUESE NË FUSHË, NDËRPRITET NDESHJA

Nga kjo erdhi edhe shqetësimi i lojtarëve, që po vuanin nga djegia e syve, të vjellat dhe problemet e frymëmarrjes. Kushte ekstreme, të cilat bënë që arbitri i ndeshjes ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Pas një pauze të shkurtër, në prani të kushteve të përshtatshme për rifillimin e lojës, ndeshja vazhdoi rregullisht deri në fishkëllimën e fundit, e cila konfirmoi fitoren dhe kalimin e Atletico Mineiro në turin tjetër të Copa Libertadores.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *