• |
ide | kryesore

Video/ Felipe Melo shpërthen në lot gjatë himnit brazilian: emocionet e pushtuan para finales Libertadores

-Instant, Sport, Video
Melo



Felipe Melo nuk i mban dot lotët gjatë himnit brazilian, para finales së Kupës Libertadores mes Boca Juniors dhe Fluminense. Ish-mesfushori i Juventus dhe Fiorentina ka luajtur 3 finale në 4 edicionet e fundit, por entuziazmi dhe pasioni i tij mbeten të paprekur.

Futbollisti, tashmë 40-vjeçar, pësoi një problem muskulor ndaj Goias në javën e fundit të kampionatit. Felipe Melo sidoqoftë shtrëngoi dhëmbët dhe emri i tij nuk mund të mungonte. Braziliani përjetoi një tjetër sezon si protagonist, praktikisht gjithmonë në fushë në Tricolor dhe tashmë e ngriti kupën për herë të tretë pas dy me Palmeiras (2020 dhe 2021).

Shtatorin e kaluar erdhi edhe rinovimi i kontratës për Felipe Melo me Fluminense. Mesfushori mbushi 40 vjeç qershorin e kaluar dhe i është bashkuar klubit me një kontratë të re deri në dhjetor 2024. Mesfushori brazilian deklaroi në atë kohë: “Kjo do të thotë që bëra një punë të mirë, brenda dhe jashtë fushës, kur je në një klub të madh si Fluminense duhet të japësh shembull. Jam i lumtur, nuk prisja të luaja një vit tjetër. Vitin e kaluar dëmtimet më penguan pak dhe këtë vit mund të ndihmoj. Ky rinovim është një burim gëzimi i madh dhe kjo është një ditë vërtet e veçantë për mua. Unë ende ëndërroj të vazhdoj të bëj histori këtu”.

Disa javë më parë, Felipe Melo u bë protagonist i një episodi të shëmtuar, duke u vërsulur ndaj arbitrit si i tërbuar pasi u përjashtua për protesta. Lojtari doli ballë për ballë me arbitrin para se të largohej nga shokët e skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *