• |
ide | kryesore

Video/ Altamirano u shemb përtokë me spazma faciale: tronditen shikuesit në Estudiantes-Boca

Sport, Video
Altamirano



Momente frike e ankthi në fushë gjatë ndeshjes mes Estudiantes dhe Boca Júniors, e vlefshme për Kupën e Argjentinës. Takimi u ndërpre pas një sëmundjeje të papritur që goditi mesfushorin kilian të Estudiantes, Javier Altamirano. 24-vjeçari u rrëzua me spazma faciale pas 27 minutash lojë në stadiumin Estudiantes, në La Plata. Shtypi lokal raportoi se Altamirano ishte në gjendje stabël dhe i vetëdijshëm kur u shtrua me urgjencë në Institutin Mjekësor Platense, ku mbeti nën vëzhgim për t’iu nënshtruar testeve të reja sot.

Santiago Ascacíbar dhe Enzo Pérez, gjithashtu mesfushorë të Estudiantes, kishin vënë re menjëherë situatën delikate të shokut të skuadrës, i cili kishte filluar të kishte konvulsione në fushë. Imazhet televizive treguan Pérez duke shpërthyer në lot teksa po jepte ndihmën për Altamirano.

Lexo më tejVideo/ Dwamena shembet në fushë pa ndjenja në mes të lojës: në Europë nuk luante dot prej problemit në zemër

Trajnerët e dy skuadrave ranë dakord se nuk ishte momenti për të vazhduar ndeshjen, pavarësisht se nga altoparlantët njoftonin se sportisti ndërkohë ishte rikthyer i vetëdijshëm. Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, thuhet gjithashtu se kishte kërkuar me telefon të pezullohej ndeshja. Sidoqoftë, nuk u luajt më dhe priten qartësime të mëtejshme nga kontrollet të cilave po i nënshtrohet futbollisti i Estudiantes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *