• |
ide | kryesore

Video/ Boca Jrs mposhtet në shtesë, trofeu i parë për Fluminense: dy të përjashtuar në finalen e Libertadores

-Instant, F1, Sport, Video
Fluminense



Për të pestin vit radhazi, një ekip brazilian fiton Kupën Libertadores. Kësaj radhe i takoi Fluminense të teknikut Fernando Diniz, trajnerit të përkohshëm të Seleçaos, e udhëhequr në fushë nga Felipe Melo dhe Marcelo. Jeshilkuqtë e bënë stadiumin Maracanã të shpërthente, duke mposhtur Boca Juniors 2-1 pas kohës shtesë. Golat u shënuan nga Cano (36′) dhe John Kennedy (99′), i cili u përjashtua më pas me karton të kuq. Barazimi i Advincula në minutën e 72′ ishte i kotë, Xeneizes humbën një tjetër finale.

Makina perfekte e Fernando Diniz, trajnerit të përkohshëm të Brazilit, pushton kontinentin e Amerikës së Jugut. Fluminense fiton Copa Libertadores 2023, duke mposhtur Boca Juniors 2-1. Brazilianët e dominuan për fraksione të gjata lohe finalen, por u deshën kohët shtesë për të marrë trofeun. Kishte vetëm një ekip në fushë në çerekorëshin e parë dhe nuk ishte Boca. Argjentinasit patën vetëm 16% të zotërimit të topit dhe vetëm u mbrojtën përballë sulmeve të Fluminense. Duhej German Cano, argjentinasi dhe lideri i brazilianëve në këtë Libertadores me 13 gola, ai që zhbllokoi ndeshjen. Asisti i Keno nuk mund të gabohej nga sulmuesi (37 gola në sezon).

DY KARTONË TË KUQ

André shkoi afër dyfishimit për Fluminense, që luajnë në shtëpi në Maracanã, por ndërkohë erdhi barazimi. Mbrojtësi i djathtë peruan Advincula, lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë. 1-1 në minutën e 72′ dhe nisën manovrat e mëdha të trajnerëve: Almiron u zbulua me Langoni dhe futi Benedetton për një Cavani që nuk mundej më. Diniz provoi me gjallërinë e John Kennedy. E pikërisht në shtesa ndodhi gjithcka. Në minutën e 99′, Fluminense rimori avantazhin përmes John Kennedy, që kombinoi me Keno dhe mposhti Romero me një goditje të pakapshme. Lojtari megjithatë kreu naivitetin e kuptueshëm. Festimi i tij “zhytur” në turmën e Maracanã u pasua me të verdhën e dytë dhe përjashtimin. Superioriteti numerik zgjoi Boca Juniors, por zgjati shumë pak, sepse në shtesën e të parës edhe Xeneizes (gjatë protestave për një penallti të pa dhënë) mbeten me dhjetë lojtarë. Marrëzi nga Fabra, që goditi Nino me shuplakë dhe doli nga fusha në minutën e 112′.

BRAZILI DOMINON LIBERTADORES

Në shtesën e dytë, Fluminense u mbrojt nga njëra anë dhe tentoi ta mbyllte ndeshje nga ana tjetër. Brazilianët goditën shtyllën me Guga në minutën e 114′. Brazilianët, kështu festojnë trofeun e parë të Copa Libertadores. Pesëmbëdhjetë vjet më parë ata humbën finalen në Maracanã (me penallti) kundër Ldu të Quitos. Këtë herë ata festuan me veteranët e tyre: nga portieri Fabio (43) te Felipe Melo (40), duke kaluar nga ish-Real Madrid, Marcelo. Humbja e tretë radhazi në aktin final për Boca Jrs dhe i dyti për Jorge Almiron, i cili gjithashtu humbi kundër Lanus. Brazili vazhdon të dominojë Kupën: pesë suksese radhazi, gjashtë në shtatë vitet e fundit. Përjashtimin e vetëm e bën El Clasico që u fitua nga River në Bernabeu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *