• |
ide | kryesore

Video/ Frida Maanum rrëzohet pa ndjenja në finalen e FA Cup: maskë oksigjeni për lojtaren e Arsenal

Sport, Video
Maanum



Minuta tmerri gjatë finales së FA Cup për femra mes Arsenal dhe Chelsea, kur 24-vjeçarja norvegjeze Frida Maanum, duke luajtur për Gunners, u rrëzua dhe ra në tokë befas, duke tronditur dhe frikësuar lojtaret e tjera. E asistuar menjëherë, asaj iu vendos një maskë e frymëmarrjes me oksigjen për rreth shtatë minuta, përpara se të nxirrej jashtë me barelë dhe të shtrohej në një spital lokal. Në vend të Maanum hyri Alessia Russo: ndeshja rifilloi dhe përfundoi me fitoren 1-0 të Arsenal me golin e Stina Blackstenius në minutën e 11′ të shtesës së dytë.

Arsenal, më pas, lëshoi një deklaratë për të bërë të ditur se lojtari i tyre “është në një gjendje të qëndrueshme, flet dhe është e ndërgjegjshme. Situata e saj monitorohet vazhdimisht nga stafi ynë mjekësor”.

“Ishte shkatërruese ta shihje atë të përfundonte në tokë ashtu – ishte komenti i Russo -. Tani ne jemi pranë saj, dhe të gjithë po lutemi për të. E mendoj se ishte shkruar në yje se golin e fitores tona do ta shënonte shoqja e saj më e mirë (Blackstenius red.)”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *