• |
ide | kryesore

(FOTO) Dhjetëra viktima e qindra të plagosur nga shpërthimi i vullkanit në Guatemalë

Planet



25 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën nga shpërthimi i vullkanit Fuego në Guatemalë.

Vullkani që gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala Siti, ka nxjerr gurë, tym të zi dhe hi drejt qiellit.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave njoftoi se llava ka goditur fshatin, El Rodeo duke shkatërruar shtëpi dhe djegur personat që kanë qenë në to.

Si shkak i hirit dhe tymit të zi është mbyllur aeroporti, La Aurora në kryqytet.

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, deklaroi se ekipet e urgjencës kombëtare janë angazhuar në këtë proces.

“Ne mendojmë se mund të ketë gjendje të shkatërrimit në të paktën tri zona”, – u shpreh presidenti.

Sipas ekspertëve lokalë, ky shpërthimi vullkani është më i madhi nga viti 1974.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *