• |
ide | kryesore

Detajet/ Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, në vendin e ngjarjes gjendet 7 plumba

Lajme, Të fundit



Pas gjetjes së trupit të pajetë të shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj, dalin detaje të tjera nga ngjarja.

Sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara nga policia mësohet se në vendin e ngjarjes u gjetën 7 plumba, 6 në mur dhe një në kokën e viktimës.

Shkëlqim Qordja, 31 vjeç, punonjës i Gardës dhe shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u gjet sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës i pajetë me një plumb në kokë.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.



1 Comment

  1. shyqyr qe qnkan 7 plumba se kur te vrasin komunistet mut te stalinit thon esht vetvrasje.keshtu beri dhe muti i enverit thaqi kur vrau njerin me 20 therje me thik dhe fatos klosat e thaqit than vetvrasje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *