• |
ide | kryesore

Vjen refuzimi i parë për Juventus, që kthen kursin tek De Ligt

Sport



Diego Godin i thotë jo Juventus e vendos të rinovojë me Atletico Madrid, që barazoi ofertën e kampionëve të Italisë me propozimin prej 4,5 milionë euro në sezon. Bardhezinjtë, pasi i propozuan një kontratë tre vjecare mbrojtësit të qendrës së Uruguajit, shpresoi në dëshirën e lojtarit, që në fund preferoi të vazhdontë në Spanjë.
Cështja që ishte një hap larg mbylljes dukej se ishte ajo për Godin, kontrata e të cilit me Colchoneros skadonte në 2019. Uruguajani shihej si një pikë e fortë për të konsoliduar prapavijës, sidomos me planin për daljen e shpejtë me destinacion Londrën të Ruganit. I gjithë plani bardhezi ka tashmë nevojë për një ndryshim kursi, sepse edhe e ardhmja e Benatia lidhej pikërisht me ardhjen e Godin në Torino, ku do të formonte dyshen e qendrës me Chiellinin.

Kështu, pas firmave me Caldarën, Emre Can e Cristiano Ronaldon vjen edhe refuzimi i parë për bardhezinjtë, që për tu përforcuar kanë edhe ide të tjera: rikthimi i munshëm i Paul Pogba, dy vjet pas transferimit tek Manchester United për 105 milionë, është dicka më shumë se një mundësi, duke parë lidhjen e fortë që ka francezi me disa prej ish-shokëve në Torino (Matuidi mbi të tjerët), lidhje që në fakt nuk ekziston me Mourinhon. Për mbrojtjen prioritet tani bëhet talenti i Ajax Matthijs De Ligt, qendërmbrojtësi 18 vjecar hollandez që vlerësohet 40 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *