• |
ide | kryesore

Fjalimet në parlament/ Deputetët dhe Rama, asnjë fjalë për kullat pas teatrit

Lajme, Të fundit



Alibisë së socialistëve se trualli publik në qendër të Tiranës po i jepet kompanisë Fusha sh.p.k për të përfituar një godinë teatri moderne e me kushte optimale, i ka dalë boja tashmë.

Që me deklaratat kontradiktore për idenë gjeniale që i kishte lindur biznesmenit Shkëlqim Fusha për t’i dhuruar Tiranës një teatër të ri, që me ligjin special, shmangien e bashkisë, pazaret me aktorët etj është kuptuar se qëllimi i vërtetë i të gjithë kësaj nisme është fitimi i qindra miliona eurove me kullat që do të ngrihen pas teatrit.

Por socialistët nuk kanë alibi tjetër dhe kësaj i kanë mëshuar edhe sot në parlament. Mesazhi kryesor që kishin sot deputetët dhe ministrat e PS në parlament, ishte ai se socialistët e duan më shumë teatrin sesa demokratët.

Nuk shpjeguan se kush ishte shkaku i këtij afeksioni për teatrin, por kjo ide ishte filli që bashkonte të gjitha fjalimet, nga ai i Eduart Shalsit, te Ilir Beqja, Taulant Balla, te Mirela Kumbaro etj.

Për ta konkretizuar idenë, se sa kanë dashur ta dëmtojnë teatrin demokratët, Edi Rama doli me një shkresë të firmosur nga Florion Mima, sipas të cilës ishte kërkuar privatizimi i Teatrit të Metropolit për deputetin e PD-së Astrit Veliaj.

“Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashksië së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për njË teatër të ri.

Janë po ata që vunë kujën kur u shemb stadiumi dhe do të jenë po ata që do vënë pallto në verë, me syze e kapele që të mos u njohin kur të vijnë të shohin ndeshjet” u shpreh Rama. 

Nisma e pushtetarëve të Partisë Demokratike për privatizimin e Teatrit të Metropolit mbetet një njollë turpi për pushtetarët e asaj kohe, nëse është e vërtetë. Vetë Basha nuk ka pasur ç’të thotë sepse dokumentat që ka publikuar Rama flasin vetë.

Vetë Basha e ka shmangur përgjigjen konkrete për këto dokumenta, që tregojnë se pazaret me teatrot nuk kanë ngjyrë politike, aq më  tepër kur flitet për truall në qendër të Tiranës.

Gjithsesi një gjë është e sigurtë, se afera që ka publikuar Rama, nuk i lëviz asnjë presje, tentativës korruptive për grabitjen e pronave publike që po ndodh në mes të kryeqytetit me autor vetë Edi Ramën.



4 Comments

      1. Sa u ngriten ne kukes , punet e mira duan edhe bythe edhe zemer por edhe deshire . Njef ndonje ti ? Keta pjerdhin te gjithe ne te njejtin kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *