Sipas “BalkanWeb”, Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikonte me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende, kryesisht lokale.
Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e ish-Bllokut, por edhe në periferi të Tiranës.
Burimet për median thonë se, në grupin kriminal Stresi nuk kishte rol drejtues, por periferik.
Stresi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në një hotel në zonën e Linzës, pasi kishte informacion se do të ikte jashtë shtetit. Atij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar si kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.