• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ky është momenti kur Klement Balili merr rrugën drejt policisë

Lajme, Të fundit



Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ‘Escobari i Ballkanit’ i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar. ‘Peshku i madh’ apo ‘Magjistari’ sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.

Ai është dorëzuar në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili (kryetar i bashkisë së Delvinës) me policinë. Klement Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin; mos ekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur Balili del nga banesa i shoqëruar nga familjarët dhe dorëzohet në polici mëngjesin e sotëm. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket baroni i drogës duke u përqafuar dhe përshëndetur me familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve të Report Tv, makina tip ‘Benz’ me targa AA 247 TC ku Balili udhëtoi për herë të fundit në liri për t’u dorëzuar në policinë e shtetit i përket një kompanie ndërtimi në Sarandë. Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu. Report Tv siguron edhe pamjet kur ai u shoqërua nga eskorta në masa të forta sigurie drejt kryeqytetit, ndërsa tani ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës./Report tv



1 Comment

  1. Tani mu mbush mendja qe policia e ka arestuar Balilin.Rama si gjithnje thote te verteten,ai s’ eshte pjese e kazanit por vete Kazani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *