• |
ide | kryesore

Champions/ Rikthimi i Mbretit në Madrid, Ronaldo tmerri i Atletico Madrid

Sport



Nëse dikush mund ti heqë gjumin Diego Simeone, ai dikush është padyshim një zotëri me emrin Cristiano Ronaldo e me fanellën numër 7. CR7 kundër Colchoneros, është një garanci e një goli tëv shënuar. Në 9 sezone me Real Madrid (2009-2018), Ronaldo ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje të luajtura kundër Atletico Madrid, të shpërndara në këtë mënyrë: 12 në Liga, 6 në Kupën e Mbretit, 4 në Champions League.

Pikërisht në Champions League është për tu kujtuar tregolëshi (me arritjen e 400 golave të shënuara me fanellën e merengues) realizuar në gjysëmfinale të edicionit 2016-17. Pikërisht në kompeticionin më të rëndësishëm europian, Ronaldo me Real e ka përballur Atleticon për katër sezone radhazi: dy në finale (2014 e 2016), një herë në cefrekfinale e një tjetër në gjysëmfinale, me Real gjithnjë fitues.

Vetëm Messi i ka shënuar Colchoneros më shumë se Ronaldo, duke qenë se ka arritur në kuotën 25 kundër 22 të portugezit. Por kushedi, këtë herë, CR7 mund të ketë mundësinë e duhur për të rikuperuar. Ndërkohë Atletico është viktima e tretë më e preferuar e portugezit, që ka shënuar më shumë vetëm ndaj Sevilla (27) e Getafes (23).

Përballja me Messi bëhet edhe më interesante nëse bilanci kalon në raundin e 1/8 të finales së Champions League: në këtë raund, Ronaldo ka shënuar 20 gola kundër 24 të rivalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *