Pas nisjes së protestës së opozitës para parlamentit me kërkesën për qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, kryeministri Edi Rama është parë të mbërrijë në kryesinë e Kuvendit. Kreu i qeverisë po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Një ditë më parë kryeparlamenti Gramoz Ruçi doli në një deklaratë për mediat njoftoi anulimin e seancës plenare, ndërsa tha se ndjek me shqetësim zhvillimet politike në vend.