• |
ide | kryesore

Pesë muaj e gjysëm shtatzënë, Sydney Leroux stërvitet me skuadrën

Sport



Zgjedhja e Sydney Leroux, një nga futbollistet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, është e destinuar të bëjë të diskutohet por është për tu admiruar. Sulmuesja e Orlando Pride, skuadra e NWSL (divizioni më i lartë amerikan), ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, duke qenë shtatzënë prej pesë muaj e gjysëm. “Stërvitem pa kontakte fizike dhe evitoj cfarëdo rreziku për fëmijën – është shprehur ajo -. Punoj me topin e nuk bëj sforco me intensitet të lartë. Kush më mirë se unë e di se cfarë mund dhe cfarë nuk mund të bëj me trupin tim?”.

28 vjecarja është bashkëshortja e Dom Dwyer, sulmuesit të Orlando City në MLS, e ka koleksionuar në karrierë 77 prezenca me kombëtaren amerikane, një nga më të fortat në botë. “Nuk mendoja se do të nisja përgatitjet shtatzënë prej 5 muajsh e gjysëm, por ja ku jam”.

Një zgjedhje ajo e ish-qendërsulmueses së Sporting Kansas City e Vancouver që është pritur me emocion nga tifozët që e kanë inkurajuar për guximin e treguar. Në një periudhë ku edhe meshkujt janë gati të paraqesin kartelat mjekësore për të mos u stërvitur, karakteri i Leroux është dicka që meriton ti jepet vlerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *