• |
ide | kryesore

Hakmarrja e presidentit të Laçit: Goditet presidenti i Tiranës Refik Halili, përfundon në polici Laska

F1, Sport



E gjithë vëmendja ishte përqendruar në 90 minutat e kthimit të cerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Lacit e Tiranës, që parashikohej të zhvillohej në një atmosferë nervoze, pas sherrit që shpërtheu të shtunën në hyrje të dhomave të zhveshjes me protagonist Michael Ngo’o dhe presidentin e kurbinasve Pashk Laska, kur dy skuadrat u sfiduan për kampionat. E megjithatë aty gjithcka shkoi qetë, ndërsa tensioni u krijua në Tiranë me konfrontimin fizik të dy krerëve të klubeve.

Presidenti Laska nuk ka qenë fare i pranishëm në stadiumin e Lacit, duke qenë i dënuar nga Komisioni i Disiplinës, aty ku bardhezinjtë e Starovës gati përmbysën humbjen e ndeshjes së parë (3-0) me suksesin 2-0. Por të dy janë përplasur kur Halili është kthyer në kryeqytet dhe situata lidhet direkt me ngjarjet e ndeshjes së të shtunës. Numri 1 i bardhezinjve ka goditur Halilin, që ka bërë denoncimin në polici, me forcat e rendit që kanë bërë shoqërimin në komisariat të presidentit Laska.

 

Zyra e shtypit e Tiranës bën të ditur se nuk do të ketë një reagim të tyre në lidhje me këtë cështje dhe se pret zbardhjen e ngjarjes nga policia, në lidhje me këtë incident, që agravon edhe më shumë mardhëniet mes klubeve të Tiranës e Lacit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *