• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool në fronin e Europës: kampion për herë të gjashtë

F1, Kryesore, Sport



  1. Liverpool ngjitet zyrtarisht në podiumin e historisë së Champions League. Kanë mbetur pas tashmë Bayern Mynich e Barcellona, sepse Reds kanë fituar suksesin e 6 (përfshirë sigurisht Kupën e Kampioneve) dhe mbeten pas vetëm Real Madrid (13) e Milan (7). E fundit për të kuqtë ishte fituar në 2005, në natën e pabesueshme të Stambollit në atë ndeshje të cmendur kundër Milan të Ancelotti. Pastaj dy humbje, në Athinë gjithnjë me kuqezinjtë e një vit më parë kundër Real Madrid. Këtë herë Reds kanë mposhtur në euro-derbin anglez 2-0 Tottenham, që bëri pothuaj gjithë ndeshjen por asnjë gol, duke vuajtur startin blitz të skuadrës së Merseyside, me penalltinë e minutës së parë, shkaktuar nga një gabim amatoresk i Sissoko, që lejoi Salah të shënonte golin e avantazhit. Në fund kompletoi misionin Origi, një tjetër gjetje e Jurgen Klopp, por nëse Liverpool ngriti Kupën me Veshë të Mëdhenj, është meritë plotësisht e Alisson Becker, deciziv ndaj Son, Eriksen e Moura, duke treguar diferencat me Karius, që një vit më parë i humbi trofeun përballë Real Madrid.

Për të gjithë komponentët e organikës, me përjashtim të Sturridge (e kishte fituar me Chelsea në 2011-12), është trofeu i parë. Natyrisht edhe për Jurgen Klopp e Tom Ëerner, presidentin amerikan, që erdhi në klub në 2010. Hakmarrja për humbjen e një viti më parë është përmbushur. Të gjithë ata që kujtojnë gafat e Karius, 12 muaj më pas kanë admiruar sigurinë e portierit të përfaqësueses së Brazilit Alisson. E këtë herë Kupa mori rrugën e Anfield.

E në finalen e shtatë, Jurgen festòi. Mallkimi i Klopp përfundoi në natën e Wanda Metropolitano të Madrid. Për gjashtë herë tekniku gjerman kishte ecur me kokë ulur për të marrë medaljen e argjendtë. Ishte Champions, Europa League ose një kupë kombëtare, me Borussia Dortmund ose Liverpool, favorit apo jo, finalja kishte qenë gjithnjë e njëjtë. Jo këtë herë. Për BBC, Klopp kishte rrëfyer se cfarë do ti kishte thënë i ati Norbert përpara sfidës me Tottenham, nëse do të ishte ende gjallë. “Fitoje këtë herë, Jurgen”. Një dialog imagjinar, por ai iu bind gjithësesi. Liverpool është kampion i Europës, Jurgen Klopp është tekniku i kampionëve të Europës.



2 Comments

  1. Si ka mundësi që të keni kaq kujtesë të dobët kur shkruani që vetëm Sturridge është i vetmi që e ka fituar Champions-in me Chelsea ? Është pikërisht shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që luan për përfaqësuesen Zviceriane, ai që e ka fituar Champions League edhe herë tjetër, kur Xherdani mbronte ngjyrat e Bayern-it. Në finalen e Wembley-t në 2013, ironikisht kundër Borusia së Dortmund-it që atëherë drejtohej nga traineri i sotshëm i Liverpool-it, Juergen Klopp. Madje Shaqiri ka festuar mbas fitores duke mbajtur në duar flamurin e sajuar dhe të përkohshëm të Kosovës së bashku me atë të Zvicrës. Edhe sikur ta kishit harruar këtë fakt , bëni disa kërkime në google/YouTube, sepse mund ta gjenit këtë informacion për 10 sekonda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *