Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te “Rrufa e Kavajës” në Tiranë. Një makinë ka përplasur 4 kalimtarë.
Ata janë plagosur lehtësisht. Dy prej kalimtarëve janë dërguar në spital për mjekim, kurse dy të tjerë janë mjekuar në vend.
Në aksident është përfshirë edhe një makinë me targa franceze. Të lënduar kanë mbetur edhe dy turistë francezë.