• |
ide | kryesore

Belgu që theu rekord, 100 orë mbi WC

Paparazzi, Slider



Një belg qëndroi i ulur në WC për gati 5 ditë në përpjekje për të vendosur një rekord botëror.

Jimmy De Frenne sfidoi veten për të qëndruar ulur për 165 orë në WC në mes të një lokali.

Por hoqi dorë mëngjesin e së premtes pas 116 orësh qëndrimi ulur.

Vendi ku 48-vjeçari, një shofer autobusi, po qëndronte ishte i hapur duke i lënë mundësinë familjarëve të tij të komunikonin me të.

De Frenne i lejohej të bënte pushim 5 minuta çdo orë. Ai mund ti grumbullonte këto minuta për disa orë duke pasur mundësinë të flinte.

Por për ironi duhet të merrte pushim për të shkuar edhe në tualet, pasi WC ku qëndronte ai nuk ishte e mbushur me ujë.

Nuk ka një rekord botëror për qëndrimin ulur në WC, por De Frenne tha se kishte njohur dikë që qëndroi ulur për 100 orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *