• |
ide | kryesore

Marrëveshja e detit/ Rama takon nesër në Athinë homologun Mitsotaksis

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, do të zhvillojnë ditën e nesërme një takim në Athinë, ku mësohet se do të diskutojnë çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe dhe në veçanti marrëveshjen e Detit të vitit 2009. Takimi mes dy liderëve do të mbahet në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në samitin botëror arab.

Athina zyrtare ka shtuar një tjetër kusht në këmbim të mbështetjes së perspektivës evropiane të Shqipërisë, krahas respektimit të të drejtave të minoritetit grek. Kryeministri Mitsotakis, për herë të parë pas ardhjes në pushtet, ka bërë thirrje së fundmi për gjetjen e gjuhës së përbashkët në përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive në detin Jon.

Kusht është të mos ketë asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë si dhe qasja e sinqertë për përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve në Jon, një proces që dua t’ju kujtoj se kishte përfunduar në 2009, por atëhere Tirana zyrtare bëri pas”, ka deklaruar Mitsotakis.

Kreu i ekzekutivit grek ka theksuar se do të ndiqet me kujdes përparimi dhe përmbushja e detyrimeve nga ana e dy vendeve kandidate, të cilave iu refuzua hapja e negociatave, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e destabilizimit më të vogël në rajon.

Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria duke dhënë një dorë në këtë mënyrë në rimëkëmbjen ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpunimit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga evropiane e Shqipërisë është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij”, ka thënë Mitsotakis. Greqia u shpreh “pro” hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e Këshillit Europian (17-18 tetor).

Në muajin shtator, Rama dhe Mitsotakis zhvilluan një tjetër takim në New York. Mediet greke raportonin se diskutimet mes tyre ishin fokusuar në kërkesën e Mitsotakis për respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe mosshpronësimeve në zonën e Himarës. ©Lapsi.al

 

 



3 Comments

  1. Mos e permed emigrimin se ajo eshte pjesa e turpit per greket pasi ashtu I katndisi kristaqi e spiro spiuni shqiptAret

  2. sic i vune kusht Berishes ne 2009 do ia vene dhe Rames, nqs Rama spranon ndarjen e kufirit detar te 2009 te firmosur nga Bakojanis dhe Basha atehere greqia do vere veton per hapjen e negociatave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *