Arrestohet një tjetër person për pengmarrjen e 49-vjeçarit Jan Prenga në Kamëz. Është arrestuar në Kavajë 30-vjeçari Festim Bexhdili.
49-vjeçari Prenga u mor peng e u dhunua më 17 janar, në Kamëz, por vetëm një ditë më parë, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave, ndërsa u arrestuan katër persona, Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.
Në aksionin, që vijon nga forcat RENEA dhe policitë e disa qyteteve, është kapur në Kavajë anëtari i pestë i grupit, që vranë në mënyrë makabre 49-vjeçarin. Ngjarja horror lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve.