• |
ide | kryesore

Operacion i mbyllur: Dortmund rrëmben mesfushorin e Juventus për 30 milionë euro

Sport



Valixhet në dorë e një avion privat gati ta kthejë në atdhe. Aventura e Emre Can me Juventus është praktikisht e mbyllur e mesfushori bardhezi është gati të firmosë me Borussia Dortmund, tashmë prej javësh në kontakte intensive. Detajet e fundit po përfundojnë këto orë: dy shoqëritë kanë gjetur mirëkuptimin për një operacion që në total do të arrijë shumën e 30 milionë euro.

Për përfundimin me sukses të tratativës ka qenë vendimtar dëshira e Can, që e pa veten jashtë projektit të Maurizio Sarri e ishte i shqetësuar se mos humbiste kombëtaren në vitin e Europianit. Largimi, me destinacion Dortmund, ishte bërë prej kohësh një prioritet. Në fund transferimi do të kryhet mbi formulën e huazimit me detyrim blerje. Nesër, ndërkohë, janë programuar vizitat mjekësore me klubin verdhezi, me të cilët Emre Can do të luajë në 1/8 e Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *