• |
ide | kryesore

Lotito sfidon Juventus: “Po ndeshje teke për titullin, jo playoff me Inter e Atalanta”

Sport



Pas konferencës së shtypit të kryeministrit Giuseppe Conte që ka lajmëruar rikthimin në stërvitje të skuadrave duke nisur nga 18 maji, dyshimet për rifillimin e kampionatit janë ende shumë, sidomos pas frenimit nga ministri i Sportit Spadafora. I pari që ka folur për këtë cështje është presidenti i Lazios Claudio Lotito, që i është përgjigjur atyre që e akuzojnë se kërkon të kthehet me cdo kusht në fushë për të luajtur për titullin: “Nëse nuk luhet më unë jam në Champions e kursej katër muaj paga. E kam komoditet të mos luhet, por unë arsyetoj mbi sistemin. Të tjerët jo”, ka thënë ai për ‘La Repubblica’.

“Më quajnë Lotito virologu, shkencëtari, por tek Lazio kam një strukturë të shkëlqyer. Kam që tani tampone e teste sierologjike. E i kam dërguar maska edhe ndonjë presidenti” ka ironizuar Lotito, që për rifillimin e kampionatit kundërshton playoff sepse “sot jam një pikë nga Juventus, e vetëm për atë Juve-Inter që… e patë vetë. Por në vajtje kundër Juves fitova 3-1 e edhe në Superkupë e munda 3-1. E duhet të luajmë ende kthimin. Për këtë arsye, një skuadër si Inter, që ka 8 pikë më pak se ne, ose Atalanta, që ka 14 më pak, më thoni ju nëse duhet të përfshihen”.

Motiv për të cilin presidenti lacial favorizon një ‘finale titull’ kundër bardhezinjve: “Do e pranoj, por nuk e kam menduar kurrë këtë gjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *