• |
ide | kryesore

20 mijë tifozë në derbin e Beoagradit, por kritikohet Djokovic për mos respektim të distancimit social

-Instant, Sport



Vazhdon të kthehet në diskutim sjellja e Novak Djokovic në lidhje me emergjencën koronavirus. Në vigjilje të etapës së parë të Adria Tour, numri 1 në botë në tenis, organizoi një ndeshje futbolli në Beograd ku morën pjesë edhe shumë kolegë të tij, si Thiem, Zverev, Troicki, Krajinović, Lajović, Kuzmanović e Dzumhur.

Në skuadrën e Nole ka qenë edhe tekniku aktual i Partizan e ish-sulmuesi i kombëtares serbe Savo Milosevic. Pas triumfit në derbin e ndezur me Crvena Zvezda, tekniku ka dashur ndoshta të largojë stresin e një ndeshje shumë të ndjerë, por duke përfunduar bashkë me Djokovic në qendër të kritikave. Buzëqeshje, golat, janë kthyer në fund në kritika të forta për mungesën e respektimit të distancimit sociale.

Derbi i 200° i Beogradit mes Partizan e Crvena Zvezda është luajtur me dyer të hapura e me skenografnë e ndezur të 20 mijë spektatorëve, që nuk kanë hezituar të përdorin edhe tymueset. Pavarësisht se ishte derbi i parë pas pandemisë, brenda stadiumit u shmang krejtësisht distancimi social pavarësisht se në 27 maj Njësia e krizës sanitare në Beograd vendosi se nga 1° qershori do të lejohen evente sportive në ambjente të hapur me prezencën e publikut, me kusht që spektatorët të jenë në distancë 1 metër nga njëri tjetri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *