• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta e treta: Roma fiton me përmbysje

-Instant, Sport, Video



Fitores së Napolit në Genoa i është përgjigjur Atalanta në Bergamo kundër Sampdorias, me një 2-0 që e fluturon skuadrën e Gasperinit në vendin e tretë në klasifikim. Sukses i rëndësishëm edhe për Romën e Torinën, ndërkohë që Sassuolo është skuadra e vetme që fiton në transfertë, duke u imponuar në Bolonja.



Fiorentina duhet të kënaqet me 0-0 kundër Cagliarit, e Gatusso i falet golave të Mertens e Lozano, me këtë të fundit që bëri të pavlefshëm barazimin provizor xhenoan me Goldaniga. E gjithë vëmendja në fakt ishte përqendruar në Bergamo ku Atalanta e pandalshme e Gasperinit kalon me dy gola Sampdorian. Toloi në të 75 dhe Muriel 10 minuta më pas ndëshkuan dorianët, duke e ngjitur skuadrën zikaltër dy pikë përpara Inter në vendin e tretë, me të besuarit e Contes që duhet ende të luajnë.


Bolonja është skuadra e vetme pritëse që humbet e befasuar nga Sassuolo që merr një 1-2 të ndërtuar në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës. Berardi në të 41 dhe Haraslin në të 56 e bënë të pakthyeshëm rezultatin edhe pse skuadra e Mihajlovic u mundua ta bënte, por pati pak shpresë sepse goli i Barroë mbërriti në fundin e kohës së rregullt.



Roma mban vendin e pestë që të con në Europa League, duke e ndjerë presionin e Milan, vetëm dy pikë larg. Verdhekuqtë e Fonseca kanë kaluar 2-1 Parmën, që mbetet në ujëra të qeta. Kucka i frikësoi jo pak kryeqytetasit me golin e minutës së 9, por Mkhitaryan vendosi barazinë në Olimpico përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes. Vendosi takimin goli i Veretout në të 57, që i ngjiti verdhekuqtë me 51 pikë.



Fitore 3-1 edhe për Torinon, ndaj Brescia së vendit të parafundit. Skuadra granata me 34 pikë mund të marrë frymë qetë, sepse zona e rënies nga Serie A është 7 pikë larg. Miqtë shënuan të parë në të 21, por prishën gjithcka po vetë me autogolin e Mateju. Pastaj ishte e thjeshtë për Torinon që me Belotti dhe Zaza rrëmbeu fitoren.




ITALY – SERIE A

Fiorentina 0 – 0 Cagliari
Genoa 1 – 2 Napoli
Atalanta 2 – 0 Sampdoria
Bologna 1 – 2 Sassuolo
Roma 2 – 1 Parma
Torino 3 – 1 Brescia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *