• |
ide | kryesore

Video/ Bayern sillet si kampion i Champions: Inter përplaset në traversat e Shakhtar

-Instant, F1, Sport, Video



Dy ndeshjet e para të raundit të dytë të Champions vetëm sa konfirmojnë atë që Bayern Mynih e Inter kishin treguar në debutim. Bavarezët dominojnë grupin, duke fituar edhe ndeshjen e dytë, ndërsa zikaltrit barazojnë përsëri, këtë herë në transfertë. E pafat skuadra e Antonio Conte që është ndalur dy herë nga traversa, por e sheh kualifikimin në ngjitje, sepse Shakhtar Donetsk ruan vendin e parë në grup.

SHAKHTAR 0-0 INTER
Inter dështon të marrë fitoren e parë në Champions League, edhe pse ishte dukshëm skuadra më e mirë në fushë. Në raundin e dytë të Grupit B skuadra e Contes barazon 0-0 me Shakhtar Donetsk e komplikon kështu ecurinë për kalimin e grupit, pas 2-2 në debutim me Gladbach. Në Kiev, në pjesën e parë zikaltrit bënë praktikisht gjithë ndeshjen, por traversa, fillimisht në të djathtën fluturimthi të Barella, pastaj në goditjen e dënimit të Lukakut nuk i lejoi italianëve avantazhin. Në pjesën e dytë Martinez gaboli një gol me portën e boshatisur, pastaj ukrainasit u mbyllën prapa duke e gozhduar rezultatin në 0-0. Shakhtar i pari në grup.

LOKOMOTIV MOSKE 1-2 BAYERN MYNIH

Fitorja e dytë radhazi e Bayern Mynih në Champions e udhëheqje e sigurtë e grupit. Bavarezët këtë herë shkojnë dhe fitojnë në Moskë kundër Lokomotiv. Formacioni kampion i Europës në fuqi kalon rusët 2-1 në përfundim të një ndeshje më të komplikuar se ishte parashikuar: vendimtar goli në të 79’ i Kimmich, pas avantazhit të parë në një aksion spektakolar të finalizuar nga Goretzka (13’) e barazimit provizor të Miranchuk në të 70’. Bayern udhëheq kështu Grupin A me pikë të plota.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *