• |
ide | kryesore

OBSH: Bien me 17% rastet e reja me COVID-19 në botë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ulja e rasteve të reja në botë vazhdon. Javën e kaluar bilanci ishte 3,1 milionë infektime të reja, 17% më pak se një javë më parë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Bëhet fjalë për nivelin më të ulët që prej javës së fundit të muajit nëntor”, shtoi OBSH.

SHBA-ja ka sinjalizuar numrin më të madh të infektimeve, një total prej 871 365 por gjithmonë 19% më pak se ato të regjistruara një javë më parë.

Vende të tjera me një numër të lartë rastesh me COVID-19 janë Brazili, Franca, Rusia dhe Britania e Madhe.

Afrika ka njohur rënien më të fortë me -22%, ndërkohë që rajoni i Mesdheut Lindor ka njohur më pak rënie -2%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *