• |
ide | kryesore

Gruaja e “El Chapo” deklarohet fajtore për trafik droge përpara gjykatës amerikane

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman e deklaroi veten fajtore të enjten përpara një gjykatë në Uashnigton pas akuzave për trafik droge dhe pastrim parash në lidhje me perandorinë e drogës së burrit të saj.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç e pranoi akuzën gati 2 vjet pasi Guzman u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet për përfshirje në një organizatë kriminale me akuza për trafik droge dhe armëve si udhëheqës i vrasëseve të Kartelit Sinaloa.

Një ish-mbretëreshë bukurie, Coronel kishte veshur një uniformë jeshile burgu përpara gjykatës kur nëpërmjet një përkthyesi tha se ajo i kuptonte dhe pranonte kushtet e marrëveshjes së saj të fajësisë. Coronel u arrestua në shkurt e akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

“Kjo është një marrëveshje për pranimin e fajit”, – tha avokati i saj duke shtuar se “ajo është e kënaqur të marrë përgjegjësinë për të vazhduar jetën e saj. E vetmja gjë që mund t’ju them është se ajo është në paqe me vendimin e saj” – tha ai.

Coronel u shpall fajtore për shpërndarje heroine, kokaine, marihuanë dhe metamfetaminë me qëllim trafikimin në SHBA; pastrim parash duke u përfshirë në transaksione dhe tregti me pronat e burrit të saj. Sipas akzuës ajo mori në dorë kartelin Sinaloa pas dënimit të “El Chapo”. Dënimi për të do të jepet më 15 shtator. ©LAPSI.al

El Chapo's wife Emma Coronel Aispuro expected to plead guilty to federal  criminal charges - ABC7 Chicago Emma Coronel | Del glamur de Nueva York a una celda diminuta en Virginia:  el auge y caída de la esposa del Chapo Guzmán - BBC News Mundo

Emma Coronel fue detenida en Estados Unidos y acusada de narcotráfico - The  New York Times



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *