• |
ide | kryesore

Korçë/ Po transportonin 22 emigrantë të paligjshëm, një në pranga e një në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës goditi një tjetër rast trafikimi prej plot 22 emigrantësh të paligjshëm. Një 41-vjeçar u arrestua, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. R., 41 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Q., 28 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë, kanë kapur pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin N. R., me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se bashkëpunëtor me 41-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi F. Q., i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *