• |
ide | kryesore

Britney Spears zbulon mesazhin që fshihet pas fotove të saj ‘topless’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi , këngëtarja Britney Spears ka zbuluar  arsyen se pse ka postuar fotografitë e saj ‘topless’.

Përmes rrjetit social, Instagram, Britney publikoi sërish një foto duke hedhur posthtë aludimet se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale apo është shtatzanë. Ajo u shpreh se nëpërmjet fotove t’iu drejtojë mesazh fansave që të duan trupin e tyre ashtu sic është pa patur komplekse.”Unë nuk bëra asnjë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks në vetëm një javë, as nuk jam shtatzënë…Unë kam një dekolte të madhe në këto fotografi sepse kam ngrënë ushqim. Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia në lidhje ekspozimin e trupit tim! Sipas mendimit tim është krejtësisht e shtrembëruar përgjigja e menjëhershme ku cdo grua që është seksi duan t’i hedhin ‘baltë’. Unë kam bërë 1 miliard shfaqje ku e kam bërë këtë dhe ndonjëherë nuk dukesha aq e mrekullueshme.Shumë herë madje dhe në imagjinatën time mendoja se isha shumë mirë! Për këdo që pyet veten se pse do ta ekspozoja trupin tani, është sepse kam lindur lakuriq në këtë botë dhe sinqerisht ndiej se pesha e botës ka qenë mbi supet e mia dhe më ka bërë ta shikoj veten në atë menyrë. Doja ta shikoja veten në një mënyrë më të lehtë. Teksa e shihja veten time në formën më të pastër, më la të kuptoja se dhimbja, lëndimi, lotët dhe barrat e rënda nuk janë ato që unë jam”, rrëfeu këngëtarja.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *