• |
ide | kryesore

Gjirokastër/ Arrestohet 20-vjeçari që u përpoq t’i ikte policisë gjatë kontrollit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, banues në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë pasi në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë. Gjatë arratisjes, mjeti me të cilin po udhëtonte i riu ka dalë nga rruga.

Pas daljes nga rruga të mjetit është plagosur pasagjerja E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën. Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *