• |
ide | kryesore

I shpëtuan atentatit, Bejtja: Nuk e pamë autorin, i dhamë gaz makinës për të shpëtuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gentian Bejtja dhe shoku i tij Klodian Stafuka janë dy të mbijetuarit e atentatit të djeshëm në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë. Para hetuesve ata janë shprehur se nuk i kanë parë autorët. Dy të mbijetuarit pohojnë se i kanë dhënë makinës gaz mr shpejtësi që të shpëtonin.
“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për të shpëtuar. Nuk i pamë kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, kanë deklaruar Bejtja e Stafuka.

Gentian Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2016, Bejtja i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë. Emri i Bejtjas është lidhur edhe me ngjarjen e vitit 2013, ku ai u akuzua bashkë me Enver Stafukën se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë një karburanti, ndërsa Bejtja e Stafuka ishin duke lëvizur me makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *