Mbi 62 mijë qytetarë kanë shprehur opinionin e tyre tek pyetësori për Këshillimin Kombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sipas Ramës në rritje është edhe numri i atyre që kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.
“ 62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook. Rama i bën thirrje qytetarëve që të kapin mendimin e tyre.
“Le të dëgjojmë njëri tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”, shkruan kryeministri.