• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Serbi/ Sondazhet deri tani favorizojnë Aleksandër Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Serbia ka organizuar gjatë ditë së sotme zgjedhje të trefishta, dhe favorit deri tani është partia e Aleksandër Vuçiç.

Zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit dhe 13 qytete e komuna të tjera janë mbajtur sot në Serbi, ndërsa qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00.

Të drejtën e votës sot e kanë pasur 6.502.307 zgjedhës, të cilët sipas të dhënave të “REC”-së deri në orën 19:00 e kanë ushtruar 54.82 për qind, që është më i larti në gjashtë vitet e fundit.

Serbët e Kosovës kanë votuar në katër qendra të ndryshme të votimit në Serbi pasi qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që të zhvillohen zgjedhjet serbe në territorin e saj.

Sipas medieve vendase, Exit Poll-et e para nxjerrin fitues partinë e Vuçiç, për të cilën bëhet me dije se mund të ketë marrë 57% të votave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *