Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës vazhdon të diskutohet në media edhe një javë më pas. Një kuriozitet të madh ndjekësit kishin për fëmijët e Shkëlzenit, nëse ishin apo jo në dasmë, dhe kësaj pyetjeje Armina iu përgjigj në një bashkëbisedim me fansat në Instagram.
“Sigurisht që po [fëmijët e Shkëlzenit ishin në dasmë]! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, -tregoi Armina.
Ndërsa së fundmi, po qarkullon edhe një foto e djalit të Shkëlzenit, krah për krah të atit në dasmë.