• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Shembet dyshemeja gjatë dasmës në Itali, 39 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
dyshemeja



Një video prej 15 sekondash e realizuar me celular, tregon momentin kur dyshemeja e një ish-manastiri në Pistoia të Italisë u shemb duke “gëlltitur” disa nga të ftuarit që po kërcenin. Nga gëzimi në tmerr, në pak sekonda.

Një humnerë e vërtetë që u hap nën këmbët e një grupi të ftuarish, ndërsa të tjerët duken të tronditur nga skena para syve të tyre. Nga shembja mbetën të plagosur 39 persona, disa prej të cilëve janë ende në spital. Fatmirësisht, jeta e askujt nuk është në rrezik.

Prokuroria po heton për fatkeqësi nga pakujdesia dhe plagosje nga pakujdesia. Videoja gjendet në dokumentet e hetuesve pasi çifti ka bërë kallëzim dhe është pyetur në Prokurori ku ka depozituar edhe videon. ©LAPSI.al

Pistoia, crolla il pavimento a una festa di matrimonio: 35 feriti (tra cui  gli sposi), 5 gravi | Vanity Fair Italia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *