• |
ide | kryesore

A jetoni me babanë tuaj? Shkëlzen Berisha: Do bëj përpjekje për ta takuar, pavarësisht vendimit të GJKKO

Lajme, Të fundit



Shkëlzen Berisha ka folur sot me gazetarët, në lidhje me masën e sigurisë arrest shtëpie që SPAK ka kërkuar për babanë e tij.

SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj?

Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, porn ë botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim.

A e keni këshilluar babanë tuaj?

Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës.



6 Comments

  1. Berisha iu ishte drejtuar demokratëve me thirrjen “O sot, o Kurrë”, edhe ditën e sotme ata i dhanë një leksion të merrituar: Kurrë më me Sali Berishën!

  2. Kush nuk e kupton qe ky pushtet po ben lufte klasash te moderuar, maskuar le ta mbeshtese kete drejtesi te devijuarar, urdheruar, e biles e perdoruar jashte cdo imagjinate.Kushdo me pak llogjike e kupton qe Berisha 11 vjet i larguar nga pushteti, sot pas 11 vitesh merret nga cdrejtesia ne shkelje anti ligjore plotesisht, por kete e ka te zgjidhur nga pastertia e tij.Por keta mafioze prokurore e gjyqetare ,kur kerdia tradhtia jane denoncuar e sterholluar, si su bene gjalle keta czbatues te ligjit qe mbare kokat e pushtetit me dokumenta te vertetuara per vjedhje korrupsion galopant, nuk gjejne ligjin, por per grimca ne veprim jane te shpejte., Keta horra kujtojne se mashtrojne e bejne cirk me popullin, me shfaqije te kurdisura, e llafe se po punojne, po nje vrime ne uje, me shume i kane ulur vleren vehtes ne ate post qe jane..e te blere e shitur drejtesi i thencin, qofte dhe servile, nji dite per mos zbatim ligji, edhe mbi keta sherbetore tradhtare do i godase gabimi qe bejne, e kane bere.Po demtojne demokracine me qellim me mendjen e duart e tyre. Ta dine se hak pa marre, gjak pa lare shqiptari nuk e le, per te drejten e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *