• |
ide | kryesore

Dialogu me Serbinë, Kurti: Kurrë s’do të negocioj diçka që bie ndesh me Kushtetutën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se gabimet e së kaluarës në dialogun me Serbinë nuk do të përsëriten. Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha gjatë fjalës së tij se nuk do të lejojë të negociojë asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

“Me lejoni t’iu theksoj se premisa bazë si kryeministër është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës. Apo diçka që synon territorializmin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Pra, asnjë nga kjo, asnjëherë. Gabimet historike dhe politike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë, përkundrazi do të bëjë përpjekje maksimale që ato gabime t’i eliminoj apo së paku t’i reduktojë substacianalisht që mos të jenë pengesë për karakterin unitar të Kosovës”, tha ai.



7 Comments

  1. Me qarte se kaq… O Albin me keto qe po thua edhe po pati vendos Vuco me firmos me 18, e sigurte qe do nderroje mendje,se do ishte deshtim katastrofik per te. Mos po e fut prape ne kurth ?Strateg i vertete, pa zhurme, pa populizma, pa nenshtrim shantazhesh e kercenimesh, por vetem me vepra. Prandaj dhe populli te besoi deri ne fund. Do te thote shume kur populli vendos fatet e tij ne duart e nje politikane as pa u frikesu se mos tradheton apo leshon pe.. Nderkohe te shihje sot fytyrat e ushtareve te Hashimit dhe Ises (qe nga dulla koti deri tek ky i riu, si e ka emrin, Abdixhiku), qe vertete shpresonin se Zajednica do behet sic e nenshkruan bosat e tyre…Nejse prape kujdes duhet pas per Zajednicen, Jo kompetenca te planifikimit urban dhe ne polici. Maksimumi sic thoshte dikur ai Escobariu,para se te blihej, ndonje detyre per menaxhimin e plehrave,kaq u mjafton, asgje me shume.

  2. brenda Partisë Demokratike, i kanë thënë se edhe nëse Berisha do të marrë vulën, do të ketë dhunë.

    “Meqë unë kam shumë miq atje në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra akoma më absurde.

    Nëpër rrethinat e Tiranës po përgatiten me bishta lopate, me bishta sëpate, me bishta kazmash dhe nëpër seksionet e rrethinave janë përgatirur nesër për një demonstratë të dhunshme, për protestë të dhunshme.

  3. Ky mire qe eshte bole per vete, por kujton se ne jena si ky, tani atje ne bruksel thua dakord, ketu thua asihere, sa me shum koh kalon aq me shum do ta heqin vizen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *