• |
ide | kryesore

Banorët e Bërxullës në protestë: Rama dhe Balluku nuk vijnë të ballafaqohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ata thonë se kanë kërkuar ballafaqim me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku por nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej tyre.

“Ne jemi të pambrojtur. Shteti nuk na jep zgjidhje. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës. I kemi kërkuar dialog disa herë, nuk kanë pranuar të vijnë të diskutojmë. I bëj thirrje të vijnë të prezantojnë planin për këta banorë, pronat dhe banesat tona.

Kemi pasur komunikim me Kadastrën por nuk na ka dhënë zgjidhje të plotë. Pasi tha se ishin bllokuar veprimet për shkak të fushatës. Duhet të jenë zhbllokuar tani se fushata mbaroi, zgjedhjet u krynë dhe ata duhet të fillojnë me certifikimin e pronave dhe banesave. Duhet të na jepet zgjidhje siç e parashikon ligji. Pronat të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Duke parë pasojat që na dha tërmeti.

I bëj thirrje shtetit të vendosë çmim të drejtë dhe të saktë për të gjitha banesat sepse nesër njerëzit do ngelen në qiell të hapur. Të mblidhen këshillat bashkiakë, MiE dhe të vendosë mbi trojet ku do ndërtohen këto banesa që i prek ky segment rruge. Duhet të dalin me vendim mbi trojet dhe banesat që preken nga ky vendim”, deklaruan ata.



12 Comments

    1. Votuat per PS do merrni pid…. e semes,shqip fare do merrni ka….
      Suksese ne jete ,te pakten meqense i dhate voten tu kishin lene te korrnit grurin por mire ja u ben,keshtu duhet tregoja pjaten me gjelle dhe pastaj derdhja qe ka marre vesh qeni te zotin😂😂

  1. As ka ikur e as do që të ikë. Provoi një herë t’a maskojë qënien e tij në politikë duke bërë sikur po ikte në 2013, por në realitet nuk ka ikur asnjë ditë prej saj. Ndërsa tani jemi në kushtet kur as nuk përpiqet fare t’a maskojë qëllimin dhe dëshirën e tij për të qenë se të ketë jetë e fuqi në politikë, në krye të opozitës.Shkoni ne gjykate jeni te votuar,cmimin qe ka miratuar salihu juaj po perdor rama,pse merziteni

  2. Ate 50 vëreni në një kornizë dhe vëreni në mur.
    Edhe ajo vlerën 30 e ka se 20% jua marrin oligarket.Vetem ne e kemi 20% për gjithe produktet.
    Ikni pirdhni me gjithë tokat që jua kanë fala me 7501.

    1. Kandidati i PS-së, Blerim Shera ka marrë 2266 vota (61.11%), ndërsa kandidati i BF-së Indrit Hoxha ka marrë 1442 vota (38.89%).

      Sindroma e përjetshme e viktimës

  3. Katundare or tru parur, qytetar su bot kurre,, goditje origjinale nga fabulisti Tironas,,,,,,S,,,DAJA, Qahen nga beu, e beun votojne. Mbajeni, se mire e kini. Ferko koken e qenit, qeni ju ha kembet… Mos u qani, shihni rrugen, hapni syte, se keshtu keni qene e do jeni. Te falapronave, e burrerise.Futini gjume, merni ctu japin, se si bie ne mend njeriu per ju.

  4. Mjeran paskuqan-as , sa idiot paske qenë, nuk vure mënd nga regjimi i etërve krimkomunista , përsëri ja dhe votën ujkut qimekuq , që kur del në fushatë e lyen këmbën me miell si mamadhia , dhe më pas të tregon dhëmbët e të shqyen me ç’ka ke , shtëpi e katandi . Dhe tani , rradhën e kanë ata të pallateve mbi 50 vjet , të dalin të presin Lali erin që do t’i trokas me fadroma ke dera . Sigurisht edhe ata do t’i hyjnë karvanit të protestave , por Lali tashmë akoma më i fuqishëm nga votat që këta dhe ata i dhanë , është i vendosur për ti degdisur e mos dinë nga të shkojn , mbasi nuk shkëlqen dot pa kullëzime Tirana “europiane e tyre” dhe tironsve që e dun Fort e se rujn dot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *