Konflikti mes qeverisë iraniane dhe muxhahedinëve, i shtrirë haptazi edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, përfshin edhe propagandën dezinformuese.
Në 3 korrik 2023 një zëdhënës i qeverisë iraniane shpërndau një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me Shqipërinë.
Sipas Sefer Kalaxhit, qeveria e Iranit kishte në dorë kompjuterat që policia sekuestroi në kampin “Ashraf 3”, në Manzë të Durrësit. Sipas zëdhënësit, po identifikoheshin lidhjet e grupit të muxhahedinëve që veprojnë në Shqipëri. Ky pretendim ishte shumë i rëndë.
Por, qeveria shqiptare heshi. Shqipëria nuk e përgënjështroi Iranin për disa ditë.
Situata ndryshoi kur më 6 korrik 2023, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama për bashkëpunim me Iranin.
Berisha tha se nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhëtisë më të lartë.
Vetëm pas deklaratës së Berishës, strukturat shtetërore dolën me një përgënjështrim.
Policia mohoi deklaratat e zëdhënësit të qeverisë ssë iranit për kompjuterat e sekuestruar në kampin “Ashraf 3”.
“Njoftimet në reaste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut” – deklaroi policia.
Interesimit të Lapsi.al për detaje lidhur me këtë ngjarje nuk iu përgjigj as Kryeministria, as Ministria e Brendshme.
Shteti shqiptar i ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me Iranin, pas sulmeve kibernetike nga ku shtet. Rreth 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri.
Mediat e huaja ngritën pikëspyetje mbi motivet e vërteta të ndërjyrjes së policisë shqiptare tek kapmpi.
Lexo më tej: Fox News ngre dyshimet: Sulmi shqiptar ndaj muxhahedinëve i lidhur me Joe Biden
Fox News raportoi se shkak për askionin ishte një tentativë për të zbutur marrëdhëniet me qeverinë e Iraninit.