• |
ide | kryesore

Kompjuterat e muxhahedinëve në duart e zyrtarëve të Iranit

Arkiva, Lajme, Të fundit
muxhahedinëve



Konflikti mes qeverisë iraniane dhe muxhahedinëve, i shtrirë haptazi edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, përfshin edhe propagandën dezinformuese.

Në 3 korrik 2023 një zëdhënës i qeverisë iraniane shpërndau një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me Shqipërinë.

Sipas Sefer Kalaxhit, qeveria e Iranit kishte në dorë kompjuterat që policia sekuestroi në kampin “Ashraf 3”, në Manzë të Durrësit. Sipas zëdhënësit, po identifikoheshin lidhjet e grupit të muxhahedinëve që veprojnë në Shqipëri. Ky pretendim ishte shumë i rëndë.

Por, qeveria shqiptare heshi. Shqipëria nuk e përgënjështroi Iranin për disa ditë.

Situata ndryshoi kur më 6 korrik 2023, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama për bashkëpunim me Iranin.

Berisha tha se nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhëtisë më të lartë.

Vetëm pas deklaratës së Berishës, strukturat shtetërore dolën me një përgënjështrim.

Policia mohoi deklaratat e zëdhënësit të qeverisë ssë iranit për kompjuterat e sekuestruar në kampin “Ashraf 3”.

“Njoftimet në reaste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut” – deklaroi policia.

Interesimit të Lapsi.al për detaje lidhur me këtë ngjarje nuk iu përgjigj as Kryeministria, as Ministria e Brendshme.

Shteti shqiptar i ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me Iranin, pas sulmeve kibernetike nga ku shtet. Rreth 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri.

Mediat e huaja ngritën pikëspyetje mbi motivet e vërteta të ndërjyrjes së policisë shqiptare tek kapmpi.

Lexo më tej: Fox News ngre dyshimet: Sulmi shqiptar ndaj muxhahedinëve i lidhur me Joe Biden 

Fox News raportoi se shkak për askionin ishte një tentativë për të zbutur marrëdhëniet me qeverinë e Iraninit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *