Një 33-vjeçar është arrestuar dhe dy punëtorë janë vënë nën hetim në Shkodër pasi u kapën duke marrë ilegalisht inerte në shtratin e lumit Drin me eskavator, të cilat i transportonin me kamion. I arrestuari është 33-vjeçari Sh.D, pronar i subjektit ekonomik, ndërsa nën hetim janë vënë 39-vjeçari B.D dhe 25-vjeçari S.A.
Njoftimi i policisë:
Konstatohet dhe goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim marrjen e inerteve, ndërsa në pranga është vënë shtetasi Sh. D., pronari i subjektit ekonomik.
Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur në flagrance shtetasit Sh. D., B. D. dhe S. A., teksa kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Bo bo bo ku shkon idotesia ne komunikimet e policise!
Tani shpikin edhe vepra penale nga veprimtai kriminale ne ajee. Sot ishte ajo “gerryerjes” me qellim marrje …inerte.
Ka kapur ne flagrance njerin dhe gjendje e lire te tjeret. Por vazhdon hetimet?????
Bo bo bo bo…..