• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Një tjetër dosje vjen nga Italia, kush trafikoi drogë me avionë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur jemi në kulmin e çështjes “Habilaj” e cila ka shkaktuar “tërmet” në politikën shqiptare duke çuar një hap nga arrestimi ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri një tjetër “bombë” pritet të “godasë” opinionin publik shqiptar. Sipas gazetarit të abcnews Andi Qosja bëhet fjalë për një dosje tjetër të mbërritur nga Italia në duar e prokurorisë shqiptare. Sipas të njëjtave burime ajo u është vënë në dispozicion edhe krerëve të institucioneve kryesore në vend. Sipas tij bëhet fjalë për personat që kanë kryer trafik ajror droge nga Akërnia e Vlorës drejt Italisë. Sipas burimeve të rezervuara në dosje thuhet se në Akërni ka mbi 10 pista për ngritjen e avionëve të drogës. Trafikantët kanë pajtuar për fluturimin e tyre pilotë profesioniste. Nuk dihet çfarë do të ndodhë me këtë dosje të re. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *