• |
ide | kryesore

Eminem fiton gjyqin ndaj partisë politike

Paparazzi, Slider



Një parti politike në Zelandën e Re është urdhëruar që t’ia paguajë më shumë se 400 mijë dollarë reperit amerikan, Eminem për përdorimin e muzikës të ngjashme me hitin e tij të vitit 2002 “Lose Yourself” në një reklamë televizive gjatë zgjedhjeve nacionale. Partia Nacionale kishte shkelur të drejtat autoriale, duke e lëshuar këngën gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2014, të cilin e kishin titulluar “Eminem Esque”, raporton Reuters. Partia Nacionale e kishte përdorur këtë këngë 186 herë gjatë fushatës para se ta largonte atë nga transmetimi, ka thënë Gjykata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *