• |
ide | kryesore

Prokuroria spanjolle lëshon urdhërarrestin ndërkombëtar për ish-presidentin katalanas

Planet



Prokuroria spanjolle lëshoi sot urhdërarrestin ndërkombëtar për presidentin e shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont. Ky i gundit akuzohet nga autoritetet spanjolle për rebelim, lidhur me referendumin që zhvilloi për pavarësinë e rajonit dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë.

Avokati i Puigdemontit, Pol Bekert tha se nëse Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, i cili ndodhet në Belgjikë, vendimi do të merret nga gjykata belge dhe jo nga qeveria. Avokati po ashtu ka njoftuar se Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë gjatë javëve të ardhshme.

Gjykata e Lartë Spanjolle dje u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë rajonale katalonase të paraqiten në Madrid, si pjesë e një hetimi mbi rebelimin për shpalljen e pavarësisë së provincës spanjolle.

Sipas Gjykatës spanjolle udhëheqësit e shkarkuar të qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të tjerë, duhet të paraqiten në Madrid në seancën e së enjtes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *