ide | kryesore

Berisha publikon videon: Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Noriegës duke ua larguar mësuesen

Lajme, Të fundit

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Divjaka që kërkon ndihmë për atë çfarë po ndodh në shkollën 9-vjeçare “Koli Sako”.

Qytetari thotë se është hequr mësuesja e klasës së pestë që i kishte nga klasa e parë nxënësit dhe i njihte problemet e tyre. Sipas tij, prindërit nuk kanë qenë dakord pasi ajo është zëvendësuar me një të paaftë dhe të mbështetur nga pushteti.

“Shikoni se si traumatizojnë fëmijët në shtetin e Noriegës, duke ua larguar mësuesen. Lexoni  mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital! sb
“Përshëndetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shpresë për veten dhe fëmijën tim. Kam vajzën në klasë të peste në shkollën 9-vjeçare “Koli Sako” Divjakë, më datën 2 tetor zëvendësuan mësuesen që i kishte nga klasa e parë e në vazhdim, arsyeja që dhanë ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i dërguar fëmijët në shkollë për dy javë rresht, i bëmë peticion drejtorisë së shkollës dhe zyrës arsimore Lushnjë, asgjë nuk u mor parasysh, shumë nga ata fëmijë janë me probleme dhe mësuesja që i kishte i njihte mirë dhe jepte ndihmën që ata donin. Klasa është jashtë kontrollit tani, mësuesja është një e paaftë që ka përkrahje pushtetin, Kokoneshin, madje mësimi filloi si pasojë e kërcënimeve të kryetarit të bashkisë. Këto verifikohen lehtë! Po ju dërgoj dhe disa video ku shihet reagimi i fëmijëve dhe debati ynë me mësuesen që mori klasën. Flm.” – shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu