ide | kryesore

Urdhër-arresti për ish zyrtarët e Bashkisë, Kavajës, mes të kërkuarve edhe vjehrri i kryesocialistit, Gentian Daja

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Kavajës urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë. Mes tyre është edhe Seid Cikalleshi, vjehrri i kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës, Gentian Daja. Dyshohet se tokat i kaluan në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.
Sipas prokurorisë, ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.
Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Këtë sipërfaqe toke, ish zyrtarët ia kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat e kanë shitur.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu