• |
ide | kryesore

Portret i Jaeld Çelaj/ Polici i Tahirit që mbronte Habilajt

Kryesore, Lajme



Kur pas urdhër arrestit të prokurorisë njerzit e komanduar për të vënë prangat në duart e ish drejtorit të policisë së Vlorës, nuk e gjetën në shtëpi Jaeld Çelën, kjo nuk qe një e papritur për ata që janë në brendësi të fakteve. Njeriu i afërt i Tahirit me siguri që ishte informuar që më parë për atë që do të ndodhte. Ai ka ende lidhje të forta dhe një rrjet miqsh dhe mbrojtësish brenda uniformave blu.

Dhe këtë e tregon e gjithë trajektorja e këtij polici i cili u ngarkua me detyrën më të lartë pikërisht në zonën elektorale të Edi Ramës, në atë qytet që kryeministri kërkonte ta shiste si një vitrinë model.

Çela shkoi, nga Drejtor policie i Durrësit, në Vlorë kur Saimir Tahiri ishte në kulmin e pushtetit të tij. Ai ka filluar punën në këtë qytet në shator të vitit 2014, pra afro një vit pasi Tahiri ishte përmendur për herë të parë në përgjimet e Habilajve nga Italianët.

Logjika ta do që tashmë pushteti ishe forcuar, lidhjet ishin konsoliduar dhe rritja e hashashit dhe trafiku i tij kishin marrë përmasa si asnjëherë më parë. Një drejtor Policië qe do të kishte në vartësi direkete edhe Sokol Boden, që përgjigjej për kufirin edhe Gjergj Kohilën që mbulonte krimin e organizuar ( të dy tashmë me mandate arresti) ishte mbulesa më e mirë për miqtë trafikantë të Tahirit.

Dhe rastet nuk munguan të provohet se Jaeld Çela mbrohej nga lart. Jo vetëm nga Tahiri, por edhe nga kryeministri që kryesonte grupin e deputetëve socialistë të qytetit të Jugut.

Në verën e vitit 2014, ekzaktësisht në 10 gusht, ish kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e përmendi me emër dhe mbiemër shefin e policëve të Vlorës. Paloka tha se Jaeld Çela, drejtor i Policisë në Vlorë, me lidhje të forta me Tahirin dhe vëllezërit Habilaj, menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaj, Zvërnec dhe Trevllazer, por në atë kohë askush nuk reagoi.

 

E njëjta histori, por këtë herë disa fish më e rëndë, u përsërit edhe dy muaj më pas, pikërisht në tetor 2016. Agjentët e ShISh njoftuan prokurorinë se kishin të dhëna për veprimtarinë e trafikantëve të kanabisit në zonën e Lumit të Vlorës, policisë të këtij qyteti iu kërkua të vepronte. Por Çela, i cili dyshohet se punonte për trafikantët, kundërshtoi, me pretendimin se ai e kishte krehur më parë këtë zonë dhe ishte e kotë të hidhej sërish në aksion. Prokurorët këmbëngulën, kërkuan forca speciale nga Tirana dhe drejtori lokal doli bllof. Në aksion u kapën plot 7 ton kanabis i presuar. Por sërish Jaeld Çelës nuk i hyri gjemb në këmbë.

Emri i tij thuhet se u përmend edhe në mbledhjen e këshillit të sigurisë në Presidencë nga shefi i shërbimit sekret Visho Ajazi, pasi ai figuronte së paku në 6 raporte të këtij shërbimi si një punonjës policie i lidhur me drogën. Por përsëri Jaeld Çelën nuk e preku askush.

Dhe fabula e ngjashme vazhdon. Edhe kur Ministri Xhafaj zëvendësoi Tahirin në krye të rendit, ai i kishte të gjitha dokumentat për bëmat e Çelës mbi tryezë. Por maksimumi që ai bëri ishte ta largonte nga Vlora. As çuarje për hetim, as investigim më të thelluar. Sepse mesazhi ishte i qartë: nëse hapet kutia e Pandorës, ajo dihet se ku përfundon. Si Xhafaj, si Tahiri, si Rama nuk qenë të interesuar për të zbardhur këtë pjesë kriminale të qeverisjes së Rilindjes.

Prandaj e njëjta fabul është përsëritur edhe tani, pa surpriza. Kur njerzit që shkuan ta arrestonin Jaeld Çelën, ata dolën bllof. Ai ishte paralajmëruar për këtë.

Nga kush???

Kjo është një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje. Nga ata që e dinë se dorëzimi i tij është gjurma e parë që të çon tek mbrojtësit e këtij polici që u emërua në Vlorë jo për ta luftuar, por për t’i hapur rrugë trafikut.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. te xhith krymba qenefi te negjmijes ,njerz te dhjer nga stalin e te lindur ne koprativa derrash,ku linden rama,ruqi,xhafa mbikqyres kishin drakullen baba taku.sevilin te emron del me o qelbir se vet qenefi negjmije.pa u burgos negjmija,baba taku drakull ,xhafa,gjelil e ilir gjoni,fatos klosi,te gjith fisi i qelbur i pezave dhe hogjes.ilir beqja,sulo ditmit bishat,edbin kristaq rama ne shqiperi do mbijetoi,tritoli,vrasesit frrok,droga.

  2. ME shqiponjen dy krenare ne balle .Turpi i botes. duhet te pakten 500 vjet te lahet ky turp qe i bene ketij vendi te vuajtur me shekuj. T U R P

  3. Per pp (popull,populist-ndofta),Keta,qe bene kete turp per vendin,jane votuar,pa pike turpi,nga ju qe e quani vehten popull (ne fakt militante,e interesaxhinj,te paguar si gjynafqare dhe idiote,qe jane).Votojini perseri qe nga 500 vjet,larja e turpit te mos shlyhet ae per 1000 vjet.

  4. Hi There,

    My name is Steve from SteveWebJobs a professional Animated Promotional Video Company.

    Would you be interested in having an animated marketing video for your company to help increase your online exposure?

    We can create a custom animated promo video to help market your business more efficiently.

    If you’re interested, please reply back to this message and I will send you a link to some animated promotional videos we created so you can see what we can do.

  5. Hi

    Sell your product or serves in your niche to 10,000’s of websites end webmasters.
    through Websites Contact Marketing. Niche end GEO targeted.

    10,000 Website-contacts (IN NICHE END GEO) 10 euro (test offer for testing)
    50,000 Website-contacts (IN NICHE END GEO) 50 euro
    100,000 Website-contacts (IN NICHE END GEO) 100 euro
    250,000 Website-contacts (IN NICHE END GEO) 250 euro
    500,000 Website-contacts (IN NICHE END GEO) 500 euro
    1,000,000 Website-Contacts (IN NICHE END GEO) 1000 euro

    For more info or Order
    Whatsapp 01208525644
    Website Contact Marketing

    Thank you

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *