• |
ide | kryesore

Vrasja në Lushnje, viktima kishte 2 identitete dhe ishte dënuar për prostitucion

Lajme, Të fundit



Klienti i një lokali në fshatin Goriçaj të Divjakës, i cili u vra nga pronari i lokalit, rezulton i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni. 42-vjeçari, i cili u qëllua me çifte nga Petrit Toromani, ishte person me precedentë penalë. Ai kishte dalë nga burgu në fillim të këtij viti.

Mësohet se viktima kishte ndërruar identitet, bën me dije Tv Klan. Ai përdorte edhe emrin Eduart Stambolliu. Almir Llupo ka qenë i dënuar në mungesë në vitin 2006 me vendim të formës së prerë për trafik të femrave për prostitucion dhe falsifikim të dokumenteve. Për herë të fundit, Llupo është arrestuar në muajin Korrik të këtij viti. 42-vjeçari u vu në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Almir Llupo alias Eduart Stamolliu ndërroi jetë dje rreth mesnatës pasi u qëllua me çifte nga pronari i lokalit në fshatin Goriçaj. Policia thotë se mes tyre pati një sherr për motive të dobëta. Dyshohet se viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *