• |
ide | kryesore

Zyrtarizohet kandidati i 7 për Kryeprokuror, 30 minuta para mbylljes së afatit

Lajme, Të fundit



Një tjetër emër i shtohet listës së kandidatëve në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Kandidati i shtatë për këtë post është Artur Selmani, Prokuror në Gjykatën e Lartë.

Ai ka dorëzuar dosjen e aplikimit në Kuvend, vetëm 30 minuta përpara përfundimit të afatit zyrtar.

Mësohet se Artur Selmani ka qenë në grupin e prokurorëve të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Pak para Selmanit, aplikimin e dorëzuan edhe prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani dhe prokurori i Tiranës, Granit Shahu. Ndërsa kandidatët e tjerë në garë janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koca, dhe Besnik Muçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *