• |
ide | kryesore

Fitoi Mirditën, kandidati i opozitës fton Ramën për kafe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kandidati



Albert Mëlyshi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të jetë kryebashkiaku i ri i Mirditës. Ai fitoi me një diferencë prej 1,195 votash nga kundërshtari i tij socialist, Ndrec Dedaj.

Në një reagim në rrjete sociale, Mëlyshi nuk i kursen falënderimet për ata që e votuan, ndërsa shprehet i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre ka filluar që sot për të.

Ai ka falenderuar për urimet edhe kundërshtarin socialist, ndërsa një ftesë për kafe e kishte për kryeministrin Edi Rama, siç shkruan “për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës.”

“Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj! Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua. Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim!

Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi! Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës. Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!”, – shkruan ai.



3 Comments

  1. Ky mirditori na eshte dukur djale i mire dhe krenar. C’dreqin po derdellis. ne vend qe

    ta shpalle non grata ne Mirdite e fton per kafe.

    1. E fton sepse pa leket e qeverise Mirdita zhytet ne terr ashtu sic nuk eshte zhvilluar edhe nen drejtimin e PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *